Ramush Haradinaj, lehtësisht, rikonfirmohet sot Shef i AAK'së

  • 23 June 2018 - 12:49
Ramush Haradinaj, lehtësisht, rikonfirmohet sot Shef i AAK'së

Ramush Haradinaj me shumë lehtësi do ta merr edhe njëherë pozitën e të parit në krye të AAK’së. Sot ai do të rizgjidhet kryetar i këtij subjekti politik, duke mos e pasur asnjë kundërkandidat. Fatin e Haradinajt që ta marr udhëheqjen e partisë pa asnjë pengesë para vetes nuk e kishte Isa Mustafa, në rrugën e së cilit kishin dalë shumë kundërkandidat.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku të pranishmëve pritet t’i drejtohet me një fjalë rasti kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kuvendi po mbahet pas zgjedhjeve nëpër degët e AAK-së, në komunat e Kosovës, ku janë zgjedhur kryetarët, kryesitë e degëve, këshillat drejtues dhe delegatët që do të marrin pjesë sot në Kuvendin zgjedhor.

Edhe kësaj radhe sikurse në vitin 2015, Haradinaj ecën lirshëm drejt lidershipit. Askush nuk ka marrë guximin t’i dal kundërkandidat.

Ramush Haradinaj ishte student i drejtësisë në Prishtinë para se të largohej për në Zvicër më 1989. Ai më vonë iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministi aktual i Kosovës u kthye në Kosovë më 1998 dhe u bë Komandant i Zonës së Dukagjinit në UÇK.

Pas përfundimit të konfliktit, u bë Zëvendëskomandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, force civile për emergjenca e krijuar nga OKB-ja për absorbimin e ish rebelëve.

Ramush Haradinaj  themeloi AAK-në në vitin 2000, ndërkaq në zgjedhjet e vitit 2004 partia e tij siguroi vendin e dytë dhe au bë Kryeministër në koalicion me Partinë e Ibrahim Rugovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai dha dorëheqje pas 100 ditëve në detyrë për t’u dorëzuar në tribunalin për krime të luftës në Hagë.

Në prill të vitit 2008 ai u shfajësua nga akuzat për torturë, vrasje, përdhunim dhe deportim dhe u kthye në Kosovë me pritje të një heroi.

Gjyqtarët kanë thënë se prokuroria ka dështuar të dëshmojë se ka pasur fushatë të qëllimtë për vrasje dhe dëbime të civilëve serbë nga Kosova, mirëpo prokurorët janë këmbëngulës në ankesat e tyre për kërcënim të dëshmitarëve gjatë rrjedhës së gjykimit.

Prokuroria ka parashtruar ankesë dhe në korrik 2009, ai u kthye në Hagë për rigjykim të pjesshëm në vitin 2010.

Sidoqoftë, Ramush Haradinaj i cili aktualisht mori postin e kryeministrit për herë të dytë, po del të jetë njësoj sikurse lidreri shpirtëror i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Vazhdon ta mbajë primatin e njeriut të pasfiduar e që nuk kundërshtohet ashtu sic vite me parë u përballë Isa Mustafa,  që rezultoi edhe me përçarje brenda partisë së LDK-së.

(Kosova Sot)