BADALLAJ: SHPENDI DHE KËLYSHËT E TJERË ATY RROTULL, JANË MBI LIGJIN NË PRISHTINË!

  • 23 June 2018 - 13:31
BADALLAJ: SHPENDI DHE KËLYSHËT E TJERË ATY RROTULL, JANË MBI LIGJIN NË PRISHTINË!

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se kryematrapazit të Prishtinës, Shpend Ahmeti,apo si po quhet në popull Shpend hajni dhe Shpend jahti,nuk i intereson fare se a është ajo leje e ndërtimit e ligjshme apo e paligjshme,sepse këtij i intereson vetëm se si të mbushë xhepat me para kesh.

"Në të dy mandatet ky matrapaz dhe hajn gjithmonë ka lëshuar leje të kundërligjshme,duke bërë kërdi dhe hata në Prishtinë, sepse ky mashtrues është i lidhur ngushtë me mafio-oligarkët më të rrezikshëm në Ballkan të kanaleve të nëntokës kriminale që po veprojnë në Kosovë.Ky është mashtrues i lindur dhe mjeshtër i rrallë i trillimeve dhe hajnisë dhe nuk e kishte vështirë ta fusë në kurth edhe Arben Kryeziun me këtë mjeshtri e zanat të hajnisë,që quhet Shpend jahti",u shpreh ai."Shpend jahti ka në Prishtinë rrjetin më të rrezikshëm kundër shtetit,ky ka grumbulluar rreth vetes të gjithë hajnat e vjetër dhe duke bërë edhe hajna të rinj,por duhet të veprojnë sipas urdhrave të këtij mashtruesi që quhet Shpend HAJNI",tha Badallaj për 'Kosova Sot'.Të gjitha këto gjëra ndodhin,sipas Badallajt,pasi nuk ka sundim ligji.

"Shpend Ahmeti dhe këlyshët tjerë që i ka aty rrotull janë mbi ligjin në Prishtinë,sepse me anë të mafio-oligarkëve e kanë blerë pushtetin dhe veprojnë pa pasur frikë fare se do t'i burgosë dikush këta banditë që kanë ngritur bandën më të rrezikshme kundërshtetërore.Dhe,mu për këtë ky grup mafio-oligarkësh i ndan qytetarët e Prishtinës duke u bashkuar me mafio-oligarkët që ia zënë gushen me para marramendëse dhe ata që nuk japin qindra-mijëra euro as që vijnë në konsideratë nga kjo bandë hajnash.Një gjë duhet ta dijë populli,se aspak nuk duhet besuar dredharakut Shpend Ahmeti,se ndryshe flet dhe ndryshe vepron.Vepron vetëm sipas interesave të tija personale,se si të pasurohet edhe më tej me djersën e qytetarëve",ka potencuar Reshat Badallaj.

Sipas tij,duhet pasur parasysh se kjo pari vagabondësh që e kanë në dorë Prishtinën u japin leje ndërtimi vetëm atyre që ia zënë gurmazin me para të thata dhe nuk vrasin mendjen as për qytetarët që janë në skamje të mjerueshme.

(Kosova Sot)