8 vjeçarja siriane dhe babai i saj humbin këmbët, i zëvendësojnë me llamarinë

  • 24 June 2018 - 12:19
8 vjeçarja siriane dhe babai i saj humbin këmbët, i zëvendësojnë me llamarinë

Një video nga Siria po bënë xhiron e botës.

Një vajzë siriane shihet duke përdorur këmbët e protezës të bëra nga kuti dhe kallaji. Tetë vjeçarja Maya Ali Merhi dhe babai i saj mbetën të lënduar rëndë në gjymtyrët e poshtme, shkaku i të cilit është i panjohur.

Në pamundësi të protezës së vërtetë, babai i Mayës i bëri ato nga një palë kuti prej llamarine të mbushura me pambuk dhe copa rrobash për vajzën e tij në kampin e refugjatëve në krahinën siriane të Ddlibit.

(Kosova Sot)