ZEQA: BE-JA DUHET TË KËRKOJË ME URGJENCË NGA PROKURORIA QË TË INKRIMINUARIT T'I SJELLIN NË BANKËN E TË AKUZUARVE

  • 25 June 2018 - 15:28
ZEQA: BE-JA DUHET TË KËRKOJË ME URGJENCË NGA PROKURORIA QË TË INKRIMINUARIT T'I SJELLIN NË BANKËN E TË AKUZUARVE
Sipas analistit politik Florim Zeqa, edhe pse Komisioni Evropian javën e ardhshme pritet të publikojë raportin vlerësues mbi progresin në drejtim të plotësimit të kushteve nga institucionet e Kosovës për liberalizimin e vizave, beteja e vërtetë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar akoma nuk ka filluar. "BE-ja duhet të kërkojë me urgjencë nga prokuroria dhe gjyqësori që të inkriminuarit në krim të organizuar dhe në korrupsion, në pozita të larta si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal t'i sjellin në bankën e të akuzuarve dhe të marrin dënimet për veprat penale te konsumuara në baza ditore. Përfundimisht duhet nënvizuar faktin, se ndërkombëtarët ndodhen para sfidës më madhore që nga përfundimi i luftës në Kosovë", u shpreh ai."Përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë, duhet të dëshmohen para qytetarëve të vendit me përkushtimin e tyre për një proces VETTING-u sikurse në Shqipëri", tha Zeqa për "Kosova Sot". "Qytetarëve e vetmja shpresë u ka mbetur tek VETTING-u i monitoruar ndërkombëtar, për pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe skenës politike në përgjithësi nga mafio-oligarkët e inkriminuar dhe sekserët e tyre", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot"