Haziri:Liberalizimi i vizave kërkon gjendje më të avancuar, gjë që Kosova aktualisht nuk e ka

  • 20 July 2018 - 18:17
Haziri:Liberalizimi i vizave kërkon gjendje më të avancuar, gjë që Kosova aktualisht nuk e ka

Analisti politik, Arsim Haziri, për gazetën " Kosova Sot", tha se liderët aktualë gjithnjë e më shumë janë munduar për të paraqitur Kosovën afër BE-së dhe kjo qasje ka qenë në shpërputhje gjithnjë, pasi është aktualiteti ai i cili e demanton një gjë të tillë. "Bashkimi Evropian është bashkim i shteteve demokratike, dhe përderisa qëndron në këtë stad, Kosova ka thuajse të pamundshme të prekë atë. Liberalizimi i vizave kërkon gjendje më të avancuar, gjë që Kosova aktualisht nuk e ka", u shpreh ai. "Qytetarët ballafaqohen me probleme bazike, ata gjithnjë e më shumë e ndjenjë mungesën e funksionimit të shtetit dhe kjo gjendje është pikërisht arsyeja pse ata orientohen drejt shteteve ku respektohet dinjiteti dhe mirëqenia qytetare. Liberalizimi është proces më i avancuar sesa që mendojnë politikanët tanë, ai nuk vjen për një shoqëri ku brengë e tyre vazhdon të mbetet keqfunksionaliteti shtetëror", potencoi më tutje Haziri. "Edhe sikur Kosova të përfshihej në atë zonë, një proces i tillë do të kishte më pas primesa negative, pasi arrin të e thithë gjithë rininë, motorin e çdo zhvillimi në interes të shoqërisë", ka theksuar ai.

 

(Kosova Sot)