Shpërthen bombola e gazit, fqinjët i shpëtojnë jetën 80-vjeçares të vetmuar

  • 19 August 2018 - 13:24
Shpërthen bombola e gazit, fqinjët i shpëtojnë jetën 80-vjeçares të vetmuar

Një banesë është shkrumbuar plotësisht në qytetin e Memaliajt., pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës në lagjen nr 1 të qytetit, ku nga shpërthimi  është djegur shtëpia ku jetonte e vetme një 80-vjeçare.

Kanë qenë fqinjët ata që i kanë shpëtuar jetën edhe i janë gjendur pranë të moshuarës Zylfije Ruçi.

Zjarrëfikësit e Tepelenës kanë shkuar me vonesë megjithëse distanca mes Tepelenës dhe Memaliajt është vetëm 7 kilometra.

 

(Kosova Sot)