Dëshmitari në aktakuzën e Blakajt thotë se 20 mijë ushtarë kishte UÇK’ja pak para transformimit në TMK
20 mijë veteranë kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës pak para transformimit në TMK në shtatorin e vitit 1999. Sipas njërit prej dëshmitarëve të aktakuzës së ish-prokurorit Elez Blakaj puna e Komisionit Qeveritar për Verifikim të Veteranëve ka qenë e panevojshme pasi ka pasur evidenca nga ajo periudhë. Ndërsa anëtarët e Komisionit i ka quajtur të paaftë.
Në fakt, siç pretendon Spiro Butka, anëtar i shtabit të Operacionit ‘Shigjeta’ dhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK’së në Tiranë, numri ishte saktësisht 14,064.
Fillimi i intervenimit të NATO's mbi caqet serbe kishte ndikuar edhe në rritjen e numrit të ushtarëve.
Butka ka dërguar një listë me numrin e ushtarëve që kishte UÇK’ja në periudhën shtator 1999, që përkon me kohën e transformimit në TMK.
1-SHP i UÇK-së 48
2-N/Rep. Spec të SHP të UÇK-së 140
3-Logjistika e UÇK-së 40
4-Operac. Shigjeta 5865
5-ZO e Drenicës 2611
6-ZO e Pashtrikut 1985
7-ZO e Dukagjinit 1859
e Shalës (Mitrovicës) 1258
9-ZO e Llapit 4523
10-ZO e Narodimes 1253
11-ZO e Karadakut 347
GJITHSEJ NË UÇK 19,929
Sipas Butkës, regjistrat e kësaj periudhe do të duhej të ishin në arkiva, për ta bërë kështu të panevojshme punën e komisionit qeveritar.
“I theksova këto shifra sepse gjatë përpunimit të vendimit të operacionit ‘Shigjeta’ me Bislim Zyrapin, me këtë numër e ndërtuam raportin e forcave. Po rreth këtij numri kanë dalë shifrat dhe regjistrimet e pasluftës nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme dhe ajo e transformimit të UÇK-së në TMK. Mendoj se këto statistika gjenden në arkivat e Kosovës dhe nuk kish nevojë të krijoheshin regjistrime nga disa punonjës të paaftë të atij komisioni, që duhen analizuar përse i kanë bërë këto shtesa marramendëse”, ka thënë Spiro Butka, anëtar i Shtabit të Operacionit ‘Shigjeta’ dhe kryetar i SHVL të UÇK'së në Tiranë, raporton ktv.
Megjithëse pretendimet për fryrje të numrit të veteranëve i ka vlerësuar si një goditje për moralin e shqiptarëve, imazhi i UÇK’së, sipas Butkës, nuk mund të prishet nga mashtruesit.
Butka në aktakuzën e ish-prokurorit Elez Blakaj, është një prej 6 dëshmitarëve dhe ka shprehur gatishmërinë që të flasë për mashtrimet e shumta që janë bërë me listat e veteranëve.
(Kosova Sot)