Telefonata e “fqinjëve” i bën “gropën” 53 vjeçarit

  • 22 August 2018 - 09:55
Telefonata e “fqinjëve” i bën “gropën” 53 vjeçarit

Policia e Dibrës goditet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Pas telefonatës së qytetarëve një 53 vjeçar, i cili mbante armë zjarri pistoletë  pa leje në banesë u vu në pranga.

Në cilësinë e provës matriale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë

Hasan Koltraka, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër dyshohej se mbante armë zjarri pa leje,  ku menjëherë shërbimet e  Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën  duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë  gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT,  3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe  një kuti  me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu.

Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal.

(Kosova Sot)