Arrestohen pesë xhihadistë nga Kosova ne kufi me Maqedoninë

  • 27 August 2015 - 19:20
Arrestohen pesë xhihadistë nga Kosova ne kufi me Maqedoninë

Policia kufitare e Bullgarisë ka arrestuar mbrëmë pesë shqiptarë nga Kosova, të cilët thuhet të jenë xhihadistë.

Siç raportojnë mediet bullgare, të arrestuarit janë shqiptarë të moshës 20-26 vjeçar.

Ata u arrestuan mbrëmë në një fshat bullgar, në kufi me Maqedoninë.

Policia bullgare ka konfiskuar telefonat e tyre dhe në ta kanë zbuluar video, ku shihen kokat e prera nga xhihadistët si dhe reklamat për shtetin islamik, raportojnë mediat bullgare.

Të rinjtë shqiptarë po udhëtonin me makinë dhe kishin tentuar t’i mashtronin rojat kufitare, që t’i lënë të kalojnë.

Shefi i Policisë Kufitare në Kyustendil, Vasil Mitov konfirmoi arrestimin e pesë të huajve, por nuk pranoi të japë më shumë hollësi.

Shqiptarët e arrestuar nga policia bullgare i janë dorëzuar zyrës së Prokurorisë në Kyustendil për procedurat e metutjeshme, transmeton Presheva Jonë.