Fisnik Ismaili i shanë serbisht Isa Mustafën dhe të tjerët

  • 27 August 2015 - 20:50
Fisnik Ismaili i shanë serbisht Isa Mustafën dhe të tjerët

Po vazhdojnë ofendimet në mes të kryeministrit Isa Mustafa dhe anëtarëve të  Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi Mustafa e quajti gomar Albin Kurtin, djali i tij e quajti lopë të çmendur Kurtin.

Më pas reagoi Vetëvendosje,  e cila i quajti hajna Isa Mustafën dhe djalin e tij, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Tani, deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili i cili njihet për gjuhen vulgare që përdor, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka sharë me nënë Isa Mustafën dhe politikanët tjerë në pushtet.

Ismaili ka sharë në gjuhën serbe “Pička vam mater izdajnička” (Nënën në p*** tradhtar).

Ja postimi i plotë i Fisnik Ismailit në Facebook:

Me sot, bani m’akuzoi kush për gjuhën vulgare që e përdori, kam me e shajtë edhe ma fëlliqtë. Kur Kryeministri vetë çohet edhe shan në mënyrat ma të poshtra, as 48 orë të plota mbasi ia fali Kosovën ZajeBnicës bashkë me shokët e tij hajna, duhet me u çue i madh e i vogël, me i hjekë prej atyhi, edhe me e ndalë degradimin e vendit!
Njajtë si Adem Grabovci kur i quen qytetarët “zagarë”, Isa Mustafa ofendon edhe e qet në rrafsh personal një situatë që ka të bajë me interesin e çdo qytetari të Kosovës, të cilëve ky po ua ofendon inteligjencën randë.
Këto foret, “m’ke prekë n’familje” s’po të pijnë ujë ma, Kryeministër, kur tu ka dëshmue disa herë që i ke djemtë hajna. E mbasi jemi te prekja në familje, henez keni me u ballafaque për shpifjet e pavërteta që i keni ba për babën tim, pa kurrnjë dëshmie, pak kohë ma parë. Uksh do me ju dalë prej tjetërkah.
Kon po doni me e ba budallë ju, o hej? Kthene Kosovën, baraba!
Pička vam mater izdajnička, se tjetërqysh nuk merrni vesh, hajna!