Rrugët hyrëse-dalëse në gjendje katastrofale

  • 28 August 2015 - 15:09
Rrugët hyrëse-dalëse në gjendje katastrofale

Nuk realizohen premtimet për rrugë me katër korsi

Në asnjërin nga katër rrugët e hyrje-daljes në Gjakovë, në drejtim të Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Bajram Currit, nuk është arritur të ndërtohet ndonjë rrugë bashkëkohore me dy trase e katër korsi, edhe pse kjo vazhdimisht është premtuar

Viteve të fundit, në komunën e Gjakovës, janë bërë punë relativisht të mira sa i përket rregullimit të infrastrukturës, posaçërisht rrugëve dhe trotuareve si në qytet ashtu, edhe në zonat rurale. Kjo e ka lehtësuar qarkullimin në trafik, si të automjeteve, ashtu edhe të këmbësorëve. Mirëpo, në ndërkohë, nuk është punuar thuaja asgjë sa i përket rregullimit, ose më saktësisht zgjerimit, të rrugëve hyrëse-dalëse në qytet, dhe atë nga të katër drejtimet – nga drejtimi i Prizrenit, ai i Prishtinës ai i Pejës dhe ai Bajram Currit në Shqipëri. Derisa komunat fqinje, Prizreni e Peja, në këtë drejtim kanë punuar mjaft mirë, në Gjakovë, sa i përket këtyre rrugëve, situata është thuaja e njëjtë me atë të para, katër apo pesë dekadave, edhe pse, dorën në zemër, disa ndryshime të vogla kanë ndodhur, por ato nuk qojnë peshë karshi nevojave dhe kërkesave të qytetarëve!

Pse Gjakova dallon nga Prizreni, Peja...?!

Nisur nga kjo situatë, nuk ishte i rastit konstatimi i bashkatdhetarit tonë Qazim Nuzamala që kishte ardhur për pushime verore në Gjakovë, e që ditë më parë shprehu pakënaqësinë për këtë gjendje. “Në cilindo prej qyteteve që kalojmë për të ardhur në Gjakovë, Prizren, Pejë apo gjetiu, rrugët e hyrje-daljes janë rregulluar dhe janë bë me dy trase dhe katër korsi, ndërsa vetëm Gjakova ka ngel me ato rrugë që i ka pasur para 30 apo 40 vitesh, ashtu siç i mbaj në mend terë jetën time. Në gjendje posaçërisht të keqe është rruga nga semaforët në qendër të qytetit e deri në dalje në drejtim të Pejës” ka thënë Nuzamala.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)