Serbia edhe pa ftesa e ka pushtuar tregun e Kosovës

  • 29 August 2015 - 08:00
Serbia edhe pa ftesa e ka pushtuar tregun e Kosovës

Bilanci tregtar i disfavorshëm për vendin 

Elshani: Nuk ka nevojë të promovohen bizneset serbe 

"Askush dhe as Odat Ekonomike nuk është dashur që t'i promovojnë bizneset nga Serbia, pasi që Serbia edhe pa këto ftesa është mjaft e përfaqësuar në Kosovë dhe një përfaqësim i tillë nuk i bën nder vendit. Serbia zë vendin e parë të eksportit në Kosovë dhe është prezente afro 70 vite dhe ne nuk kemi nevojë që ta promovojmë as në Beograd, Vjenë e Bruksel", thotë njohësi i çështjeve ekonomike, Arif Elshani

Bilanci i sivjetmë tregtar i Kosovës me Serbinë është tejet i disfavorshëm për palën kosovare, sepse importet për tetë muajt e parë të këtij janë diku rreth 200 milionë euro mallra, kurse eksportet në këtë shtet janë të papërfillshme diku vetëm dhjetëra milionë. Bazuar edhe në të dhënat e tjera mendohet se sivjet importet në Kosovë do të arrijnë shumën e rreth 2 miliardë eurove. Në vend se të punohet për rritjen e eksporteve, por edhe të importeve nga vendet e tjera, kryesisht me Shqipërinë, zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësues të Odës Ekonomike thërrasin investitorë nga Serbia për të ardhur në Kosovë.

Qeveria pa strategji

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, thotë për gazetën se edhe bilanci i sivjetmë i importeve dhe eksporteve me Serbinë, sipas traditës, po shkon në dobi të palës serbe. "Me këtë po dëshmohet se synimi është i qartë dhe po tentohet pushtimi sa më i madh i tregut të Kosovës nga ana e bizneseve serbe dhe Serbia", shprehet Lekaj, i cili gjithashtu shprehet i habitur se si në takimin me Serbinë që OEK e pati në Beograd, por edhe në Vjenë, përfaqësuesi i Kosovës i ka ftuar kompanitë serbe që të investojnë dhe të rrisin prezencën e këtyre prodhimeve në ekonominë e Kosovës. Lekaj kritikon ashpër edhe Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka ndonjë strategji për të kërkuar një tjetër partner strategjik, në mënyrë që të mos varet vetëm nga importet dhe kompanitë serbe". " Është koha e fundit që Qeveria e Isa Mustafës ta përpilojë një strategji të tillë, nuk shkon më kështu", shprehet Lekaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)