Foreign Policy: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

  • 19 September 2018 - 13:33
Foreign Policy: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

Magazina amerikane e cila e njohur për shkrimet e saj rreth çështjeve të politikës ndërkombëtare ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit kundërshton idenë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve me Serbinë. Autori Michael Rossi, profesor universitar shkruan se këshillat e këqija për këmbim territoresh dhe transfer të popullsisë nuk do të sjellin paqe. Sipas tij, më shumë ka gjasa të rikthehet gjakderdhja që e kishte pllakosur Ballkanin në vitet 90’të.

Magazina e njohur “Foreign Policy” ka shkruar së fundmi një artikull nëpërmjet të cilit kundërshton idenë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve me Serbinë.

Profesori universitar, autori i këtij shkrimi Michael Rossi, ka thënë se një shkëmbim i mundshëm i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, mund ta rikthejë gjakderdhjen e Ballkanit që ndodhi në vitet e 90’ta.

Artikulli flet edhe për një transfer të popullsisë, për të cilën dukuri thotë se nëse ndodhë kjo, nuk do të sjellë paqe.

“Ndarja është një mundësi e keqe dhe shumë e rrezikshme, dhe kjo ide prej shumë kohës ka qenë e refuzuar zyrtarisht nga të gjitha palët, për arsye të shumta”.

Foreign Policy thotë se së fundmi, ndarja do të shkatërronte vitet e punës nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë kryesore të Europës Perëndimore që kanë dhënë imazhin e hartuar me kujdes të Kosovës për një shoqëri multietnike, si dhe përpjekjet për të bindur bashkësitë serbe dhe shqiptare për të jetuar së bashku.

“Marrëveshjet e mbështetura ndërkombëtarisht midis Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e autorizimeve të autonomisë për serbët e Kosovës do të digjeshin”.

“Kërcënimi që sjell korrigjimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës në rajon dhe kjo do t'i inkurajonte serbët në Bosnjë dhe shqiptarët në Maqedoni të kërkonin aranzhime të ngjashme të shkëputjes territoriale dhe bashkimit me të afërmit e tyre etnik”, shkruan në artikull.

Po të ndodhte kjo, Foreign Policy thotë se bashkësia ndërkombëtare do të detyrohej të ndërhyjë në Ballkan për të ndalur një tokë të re etnonacionaliste.

 

(Kosova Sot)