Sporti, ambasadori më i mirë i Kosovës

  • 20 September 2018 - 10:58
Sporti, ambasadori më i mirë i Kosovës

Sipas qytetarëve, institucionet duhet të bëjnë më shumë për sportin


Mërgim Qovanaj thotë se institucionet e Kosovës  nuk e  ndihmojnë  sportin në  përgjithësi. “Këtu duhet të lavdërohet  ministri Gashi që po bënë angazhim siç  duket përtej mundësive të  tija”.


Gëzim Ajgeraj shprehet se institucionet  kanë ndihmuar pak ose aspak, “Por ministri i MKRS-së tani siç  duket disa emra të nderuar të sportit nuk dëshiron t’i harrojë”.

 
Shëmsedin Hasani mendon se institucionet i kanë ndihmuar sportistët, por jo sa duhet. “Unë mendoj se  sporti duhet të ketë më shumë përkrahje”.


Vehbi Vehbiu thekson se tashmë ka nisur një rrugë e mbarë ku duhet të përmendim karateisten Majlinda Kelmendi. “Kam shpresë  se sporti në të ardhmen do të ndihmohet më shumë se deri me tani”.


(Kosova Sot)