Presidenti Thaçi takon Menduh Thaçin

  • 20 September 2018 - 11:31
Presidenti Thaçi takon Menduh Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin.

Pas takimi ai ka shkruar se përkrahja për referendumin në Maqedoni dhe për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë është një përcaktim i qartë për të ardhmen evropiane të shqiptarëve dhe gjithë popujve të rajonit tonë.

Presidenti Thaçi ka shkruar në Facebook se shqiptarët kudo që janë, duhet të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar për çdo zgjidhje në kuadër të vlerave perëndimore.

 

(Kosova Sot)