Ahmeti - Robertson: Vendimi i 30 shtatorit është historik

  • 20 September 2018 - 17:33
Ahmeti - Robertson: Vendimi i 30 shtatorit është historik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Shkup është takuar me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ish Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Lordin Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATO-s në vitin 2001 në Maqedoni, Gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner.  

Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni në arritjen në prag të anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. 

Ahmeti dhe Lordi Robertson, siç citohet në njoftim, u dakorduan që vendimi i 30 shtatorit është historik dhe shansi i gjeneratës tonë për ta siguruar të ardhmen e rinisë është tani ose kurrë. 

Ne jemi të përkushtuar për sukses sepse integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është prioritet absolut i të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe sjell paqe, siguri e stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik. 

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi dialogun Prishtinë - Beograd.

 

(Kosova Sot)