Hertica: Tenderomania e madhe

  • 21 September 2018 - 13:29
Hertica: Tenderomania e madhe
Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se kastat politike dinë vetëm të zhvatin buxhetin dhe jo të shtyjnë proceset përpara."Tani në politikën kosovare partitë e mëdha kanë përfituar nga tenderët publikë, kanë kontroll mbi të gjitha dikasteret profitabile, duke punësuar vetëm familjarët. Qytetari i ka përcjellë të gjitha këto dukuri poshtëruese si gënjehet, blihet e mbahet elektorati për 19 vjet rresht vetëm për të mbijetuar në politikë dhe ta forcojë pushtetin, për të administruar si të duan për zhvatje dhe plaçkitje në kurriz të shoqërisë", u shpreh ai."Në rastin e parë, politika shtrembërohet dhe ngrihet në kataklizëm kriminal ekonomik të një politike degraduese të mafisë oligarkike duke punësuar në të gjitha institucionet njerëzit e tyre besnikë për të administruar transformimin e universitetit nga qendra mësimi në qendra përfituese dhe të bixhozit që promovohet si një veprimtari familjare", vijoi më tej Hertica.

(Kosova Sot)