Maloku: Privatizimi, me efekte negative në punësim

  • 21 September 2018 - 14:21
Maloku: Privatizimi, me efekte negative në punësim
 Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, për gazetën "Kosova Sot", thotë se hulumtimet tregojnë se në Kosovë ka mungesë të madhe të zbatimit të ligjit dhe e tëra kjo ndodh në saje të elitës politike dhe shtetërore në Kosovë, e cila që nga paslufta ka bërë të dominon ndëshkimi i bartësve të veprave të korrupsionit dhe krimit që e kapluan vendin."Andaj abuzimi me pushtetin në Kosovë vazhdon dhe tregon se sistemi gjyqësor në Kosovë ka dështuar në tërësi që t'i mbajë përgjegjëse këto elita politike e shtetërore, për shkak se shumë prej institucioneve të rëndësishme të prokurorisë janë të komprometuara politikisht", theksoi ai. Veç saj, Maloku thotë se deri më sot 70 për qind e bizneseve janë privatizuar dhe ky është një gabim fatal që e ka bërë shteti i Kosovës në fillim të viteve 2000-2001 e tutje."Kjo ngase privatizimi dha kundërefekte dhe në vend të hapjes së vendeve të reja të punës, për fatin e keq, privatizimi te ne e dha kundërefektin, duke lënë pa punë mbi 70 mij.

(Kosova Sot)