Kadriaj: Mafio-oligarkët të prangosen

  • 21 September 2018 - 18:10
Kadriaj: Mafio-oligarkët të prangosen

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" thotë se me sistemin e instaluar në Kosovë ka një nivel alarmant të evazionit fiskal dhe kontrabandës."Pra, sistemi i instaluar nga në Kosovë për fat jo të mirë është bërë si një shtrat për mafio-oligarkinë në vend, e cila vendos të bërit ekonomi në vend. Dalja nga kjo rrugë pa dalje është të ndryshohet mentaliteti votues, duke votuar një gjeneratë të re dhe një koncept të ri qeverisës", potencoi ai."Gjatë kësaj kohe të gjithë parametrat e zhvillimit ekonomik e kanë paraqitur në vazhdimësi Kosovën jo mirë, për shkak të krimit dhe të korrupsionit, ndarjes jo të barabartë të buxhetit për të gjitha komunat, shumë raste edhe penalizime të komunave që në vazhdimësi pushteti qendror i ka penalizuar dhe kanë ndalur investimet për shkak të ngjyrimeve politike", ka vlerësuar Kadriaj.


(Kosova Sot)