Ja intervista e plotë e përballjes Rama-Vuçiq

  • 01 September 2015 - 07:45
Ja intervista e plotë e përballjes Rama-Vuçiq

Në një përballje televizive në Vjenë, kryeministri Edi Ramadhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq diskutuan mbi bashkëpunimin mes vendeve, por dhe qëndrimet e ndara për statusin e Kosovës. Rama kritikon BE se Kosova është i vetmi vend që nuk lëviz lirshëm në BE, ndërsa kryeministri Vuçiç u shpreh se nuk mund të ndyshojë qëndriminin e tij për statusin e Kosovës.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq në një përballje televizive në Vjenë kanë diskutuar për marrëdhëniet mes vendeve, për qëndrimet ndaj Kosovës, për projektet europiane dhe të rinjtë.

Për çështjen e Kosovës Rama tha se këtu ka një mosdakortësi mbi statusin e Kosovës me homologun e tij Vuçiq dhe se Kosova është i vetmi vënd që nuk lëviz lirshëm në BE.

Të pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria e madhe është ende një nocion i gjallë,Rama tha se tashmë flitet për union ekonomik, ndërsa Vuçiq u shpreh se askush nuk dëshiron të shohë Shqipërinë e madhe.

Duke folur për ngritjen e një zyre rajonale për të rinjtë, Kryeministri serb tha se po qeveritë e dy vendeve po punojnë ndërsa nuk hezitoi ta quante Ramën si politikan botëror.

Duke shprehur besimin se në ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet në “Elbasan Arena” nuk do të shënohet asnjë incident si rasti i dronit në Beograd, Vuçiq tha se do të vinte për ta parë ndjeshjen në stadiumin shqiptar.

Ja intervista e plotë e dy Kryeministrave:

Zoti Rama dhe zoti.Vuçiq a mund të kompensojmë këtë çerek shekulli dhe shumë mundësi të humbura në dekadat e fundit?

Rama: Besoj që kemi mjaftueshmërisht përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbajmë përgjegjësi edhe për 25 vjet përpara. Edhe pse ka të drejtë kur thotë që kjo që ndodh sot do të kishte qenë mirë të kishte ndodhur 25 vjet përpara. Por tani ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që pas 25 vjetësh të mos qajmë faktin që në 25 vjet që tani e deri atëherë nuk bëmë atë që duhej.

Vuçiq: Do të ishte shumë më mirë që të kishim biseduar shumë më përpara, por nuk e kam shumë problem që një pjesë të faji ta mbaj edhe personalisht dhe çdo gjë tjetër ta pranoj. Por do ti referohem një fjalie të Voja Zhanetiç dhe ajo është: “Të gjitha të tjerat i kemi provouar!” Pse po e them këtë? Sepse e di që edhe në Shqipëri ka shumë prej atyre që duan të bëjnë si të mençur dhe ti thonë Ramëssesi nuk është dashur të udhëheqë një politikë të tillë. Në Serbi ka shumë të atillë që do të thonë sesi jam ulur dhe po flas me të kam nënçmuar Serrbinë ose kam bërë kush e di se çka dhe do të ketë të atillë gjithmonë edhe në të ardhmen. Pasi të gjitha i kemi provuar. Kemi para sesi dhe sa ka qenë rezultati i keq, tani do të punojmë dhe do të përpiqemi në një mënyrë tjetër, duke i respektuar ata, por para së gjithash duke respektuar veten dhe popullin tonë. Unë kamqenë dhe do të mbetem serb dhe jam krenar për këtë që jam ashti si Rama që do të jetë gjithmonë shqiptar krenar.

A ekziston në një Serbi të tillë dhe në një Shqipëri të tillë vullneti i mirë që të hapet ajo faqe e re për të cilën po flisni edhe kryeministri Rama edhe ju?

Vuçiq: Ne e kemi hapur atë faqe dhe nuk dua fare. Këtë e kam thënë vetëm sepse e di që një numër i madh i njërëzve nuk kupton atë që bëjmë të përfundojë në llogaritë e asaj çka foli Voja. Pra nëse nuk arrijmë të tregojmë atë vullnet ndryshe, atë qasjetjetër dhe të përfundojmë tërë këtë rezultatet para së gjithash janë në ekonomi. Sepse këtë që po e bëjmë ne dhe që do të eleminojë pengesat në kufinjtë tanë edhe spe sot kemi filluar të bisedojmë përë këtë dhe ajo që ne e quajmë linjë administrative të kufirit me Kosovën e kështu me radhë. Pra të përpiqemi që ne të eksportojmë sa më shumë në Shqipëri, që ata të kalojnë sa më shumë nëpër Serbi. Nga kjo të gjithë do të kemi dobi dhe do të fitojmë shumë më tepër dhe njerëzit do të jetojnë më mirë.

Nenad Sebek: Sa keni ecur, zoti Rama me zyrën për të rinjtë? Në samitin e Vjenës është paralajmëruar. Ku jemi tani, në cilën fazë?

Rama: Ne nuk e kemi shpikur këtë nismë. Besoj që ne themi gjënë e duhur, kur themi që; Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi mund të bëjnë për Ballkanin atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimi rinor ishte një nga instrumentet e atij procesi historik, që solli në formësimin e Bashkimit Europian. Ne, mbi bazën e kësaj eksperience kemi vendosur që të vëmë në jetë këtë mekanizëm, por nuk është vetëm ky. Ne kemi folur edhe për Unionin Ekonomik, në mënyrë që realisht të zgjerojmë tregun, sepse, në qoftë se flasim për infrastrukturë dhe për rrugë, fjala vjen, rrugën Nish-Prishtinë-Durrës, atëherë duhet të jemi të përgatitur që ajo rrugë të jetë një rrugë pa barriera tarifore dhe që të jetë një rrugë ku jo vetëm njerëzit, por edhe mallrat qarkullojnë lirisht. Pra, midis nesh të ndërveprojmë si në Europë.

Zoti Vuçiq deri ku është arritur? Sa jeni ju të kënaqur me arritjet e këtij projekti, është ai më pak ambicioz nga ai franko-gjerman?

Vuçiq: Serbia dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar ngushtë për këtë, Rama dhe unë kemi biseduar dhjetra herë për këtë temë dhe për tema të tjera. Shqiptarët kanë pasur, Rama nuk do të hidhërohet për këtë, në një pjesë të konsiderueshme qëndrim racist ndaj serbëve. Serbët kanë pasur në një pjesë të konsiderueshme qëndrim racist ndaj shqiptarëve. Nuk jam i sigurt që kjo ka ndryshuar krejtëisht. Në mënyrë që kjo të ndryshojë ne duhet të njihemi me njëri-tjetrin, ne duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Duhet të përpiqemi të kuptojmë se flasim për dy popujt më të shumtë në Ballkanin Perëndimor, pra serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të shumtë në Ballkan dhe besoj se do të jenë edhe në 50 vitet e ardshme.

Nëse dikush mendon se kjo nuk është arsye e mjaftueshme që me kohë të fillojmë të bashkëpunojmë dhe të mendojmë për atësesi do të duket kurrizi i marrëdhënieve ballkanike në të ardhmen, ai nuk e kupton të ardhmen, ai nuk e shikon në të ardhmen dhe do të vdesë me pikëpamjet e tij naive në të kaluarën pa pasur mundësi të bëjë kurrfarë zgjidhje. Dhe dëshira jonë, sot gjermanët kanë ardhur në një tjetër ide shtesë të cilën duhet ta shohim dhe ta shfrytëzojmë që kjo të mos na shërbejë vetëm për nxitjen e miqësisë, për bisedë, për të ditur më shumë për të tjerët, por për të punuar. Të shohim sesi me inovacion, me njohuri shkencore, me arsimim të arrijmë që të vendosim themelet për punësim më të madh të njerëzve në të dyja shtetet, për shkëmbim më të madh. Ne jemi dakorduar të fillojmë të shkëmbejmë. Që një numër i madh zyrtarësh të tyre, të fëmijëve, të rinj të vijnë në Serbi dhe ne një pjesë të zyrtarëve tanë ti dërgojmë në Tiranë. Dhe në këtë mënyrë gjithashtu të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin.

Rama: Dua të forcoj në atë që tha më parë kolegu. Bashkëpunimi rinor është një instrument i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit, pikërisht për të bërë të mundur që nesër të ketë të rinj, që duan të shkojnë të studiojnë serbishten në Beograd dhe të rinj serbë që duan të studiojnë shqipen në Tiranë, pasi jemi shumë afër.Po jap një shembull tjetër; Përpara se të vinim këtu ishim në Komunitetin e Energjisë. Serbia, burimin kryesor të energjisë e ka nga qymyri, ne e kemi nga uji. Atëherë, në rast se ne kemi një treg të përbashkët dhe një administrim të përbashkët të energjisë përfitojmë të dyja palët dhe nëse ky treg i përbashkët i energjisë është rajonal, rajoni ynë ka potencialin që të shesë energji me çmim më të ulët për të tjerët dhe të jetë komplementar brenda vetes, duke bërë një shfrytëzim shumë më racional të burimeve se ç’e bëjmë sot.

Srgjan Vidoeski: Duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të mosbesimit që të rinjtë kanë kundrejt politikanëve, nacionalizmin e fortë ekzistues në rajon dhe mungesën e kredibilitetit që kanë shumë politikanë, cilat mekanizma politikë të vihen në dispozicion për të siguruar vazhdimësinë e mbështetjes politike, zbatimin e suksesshëm të Zyrës rajonale për Bashkëpunim Rinor?

Rama: Është modë që kur thua politikan ke thënë në të njëjtën kohë, gjërat më të këqija. Ne nuk kemi si t’ia bëjmë, ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën tonë. Në ndërkohë, unë besoj që shenjëstrimi, targetimi i politikanëve si arsyeja pse të rinjtë nuk janë aty ku do të donin të ishin, përdoret shpesh si një alibi për të mos qenë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe për të mos qenë drejtpërdrejtë aktivë dhe protagonistë në jetën publike, në jetën ekonomike, në jetën politike dhe unë them gjithmonë një gjë: të gjithë të rinjtë që thonë nuk merrem me politikë, sepse politika është një e gjë e keqe, bëjnë një gabim fatal, sepse politika ndërkohë merret me ta dhe sa më pak ju të merreni me politikë, aq më shumë do t’i vuani ato që politika bën sipas jush, gabim për ju.

Zoti Vuçiq si të sigurohet zhvillim ekonomik në situatën kur ekonomitë e vendeve në rajon janë shkatërruar dhe kur shtetet janë të stërngarkuara me borxhe?

Vuçiq: Tërë ato që kemi bërë sot sëbashku, ajo që ndoshta është befasi për dikë, nga BE kemi këkrkuar që të përshpejtojë procesin e hartimit të studimit e fizibilitetit. Pra studimin për zbatueshmërinë e të gjithë atyre burokracive të ashtëquajtura projekt-dokumentacioni për rrugën Nish-Prishtinë-Durrës dhe bashkë kemi punuar për këtë projekt. Mendoj se është i rëndësishëm për të dy popujt. Ajo që është shumë e rëndëishme është që ne kemi problem me mentalitetin tonë, nisëm nga vetja, nuk po flas për të tjerët. Përderisa ne nuk tërhiqemi nga ajo që shteti duhet të na japë diçka vetëm në Ballkan, nëse doni të llogaris edhe Greqinë, pritet që shteti të jetë i fuqishëm dhe të ndërhyjë, ti ndihmojë dhe tu trokasë të gjithëve në derë dhe tu bëjë thirrje që të punojnë. Kurse individualisht nuk ekziston asnjë përgjegjësi.

Ka të rinj që nuk janë shumë të talentuar për të gjetur punë vetë. Nuk kanë shpirt afarist.

Vuçiq: Ky është problemi më i madh i të gjithë neve në Ballkan dhe për këtë kemi folur sot. Unë për këtë nuk e lë rastin të flas në çdo vend. Mungesa e shpirtit sipërmarrës dhe ajo që njerëzit nuk i edukojmë që të marrin kompani, të krijojnë firma. Ne kemi ligje të mira, është pune e jona që të bëjmë ligje të mira. Kurse e juaja është që të krijoni kompani private. Por te ne kjo ekziston me dekada, që shteti duhet ta bëjë këtë. Kur të mund ta ndryshojmë këtë dhe ne kemi filluar ta ndryshojmë, të aplkikojmë masa të mira të konsolidimit fiskal, për ne flasin mirë edhe FMN dhe BB. Dhe sot e ka dëgjuar edhe Rama, edhe BERZH, të gjithë në botë. Gjërat po shkojnë edhe mirë, ne do të jemi në rajon më duket, nuk e di për Kroacinë nëse do të jetë në recesion edhe këtë vit apo jo, por do të jemi në rajon pa shetin në recesion në këtë vit, kjo do të bëhet. Ne kjo rritje do të na duhej diku deri në vitin 2100 për të arritur nivelin e sotëm të Europës Perëndimore.

Është zhgënjyese gjendja e vëzhgimit të cilin e ka bërë Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal në 2014 me të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, ku 40-60% janë të papunësuar.

Vuçiq: Të mos i mistifikojmë gjërat, pasi ne në Ballkan kemi dëshirë të ankohemi dhe të qajmë hallet të gjithë sëbashku dhe njësoj janë edhe shqiptarët edhe serbët për këtë çështje. Çfarëdoqoftë, kurrë, asgjë nuk është mirë, gjithçka është kreq, të gjithë duan të ikin nga vendi. Por duan të ikin edhe nga Rumania, edhe nga Bullgaria, edhe nga Polonia që është më e sukseshme nga të gjitha shtetet europiane për nga norma e rritjes, por prapë kanë ikur miliona njerëz. Njerëzit kur është e lejuar liria e lëvizjes shkojnë aty ku e kanë më mirë, për ata është njësoj. Nuk e kanë atë lloj lidhshmëri për nga vendi i cili vijnë dhe atje do të duan edhe Poloninë, edhe Bullgarinë, por shkojnë edhe në Gjermani, Itali e Spanjë dhe në të gjitha shtetet e tjera ku mund të jetojnë më mirë.Pra ne kurrë nuk do të mundemi të ndalim plotësisht këtë gjë.Por puna jonë është të krijojmë një ambient më të mirë, kushte më të mira që ai që dëshiron të jetojë në vendin e vet të mund të jetojë një jetë modeste, kurse a do të mund të jetojë më mirë në Hollandë, Gjermani? Do të mundet në 50 vitet e ardhshme.

Rama: Është shumë interesante, sepse, kur duket sikur deri para një viti ishim rehat se nuk i përgjigjeshim pyetjeve, se konsiderohej sikur tjetri nuk ekzistonte, tani që ka ndodhur përmbysja historike e marrëdhënieve mes nesh, duket sikur i përgjigjemi pyetjeve edhe për pasoja që ne i kemi sot, por që nuk janë krijuar as gjatë këtij viti, as qysh se ne jemi në qeveri. Sepse nuk ishim ne që sollëm varfërinë, që sollëm papunësinë, që sollëm dëshpërimin social, që erdhën si rezultat politikash të gabuara etj..Ne kemi sjellë një mundësi të re dhe po përpiqemi, qoftë secili brenda vendit për të bërë reforma të munguara për vite të tëra dhe qoftë në raport me Bashkimin Europian, për të ndërtuar jo një proces që e zëvendëson procesin e integrimit të çdo vendi në Europë, por një proces që na vendos në një pozicion të ri si rajon, në raport me këtë mundësi të re, për të bërë të mundur që nga suksesi politik të kalohet në suksesin ekonomik dhe që gjithçka rajoni ka nevojë si infrastrukturë e me radhë të mund të jetë fryt i një niveli të ri bashkëpunimi me Bashkimin Europian.

Sigurisht që kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që as Shqipëria, as Serbia dhe as Ballkani nuk mundet të bëhen nesër Gjermani, Francë apo kë të doni. Ajo që është e rëndësishme është se jemi në një situatë krejtësisht të re, krahasuar me një vit më parë. Po ju jap një shembull. Një vit më parë, të gjithë e mbani mend, ndeshjen e futbollit në Beograd. Në datën 8 do të jetë ndeshja e kthimit. Zyra e Bashkëpunimit Rinor do të jetë e përfshirë dhe ne do të ftojmë një numër të konsiderueshëm të rinjsh nga Serbia, studentë apo … – kjo është një gjë që po punojmë – që do të takohen me të rinj shqiptarë dhe bashkërisht do të shkojnë në stadium, jo për të krijuar probleme apo për të sharë njëri-tjetrin, por për të sjellë shembullin e këtij momenti kaq transformues. Për pak shkuam në luftë për një top futbolli, e kuptoni! Tani jemi këtu, duke diskutuar për gjëra që deri para një viti as nuk mund t’i imagjinonim.

Zoti Vuçiq a keni të dhëna se serbët do të pregatisin ndonjë befasi si ajo e dronit në Beograd?

Vuçiq: Jam i sigurt, shpresoj që jo, shpresoj që atë dozë të shpikjes nuk duam ta tregojmë.Por do të them që Rama më ka ftuar në atë ndeshje dhe nëse nuk do të kem ndonjë punë shumë të rëndëishme unë do të shkoj në Tiranë, respektivisht në Elbasan dhe të shkojmë bashkë në ndeshje. Unë me shallin serb ngjyrë të kuqe, bardh-kaltër, kurse ai me atë shqiptar kuq e zi.

Dhe të shikojmë 90 minuta deri në fund apo jo?

Vuçiq: Po, por pas kësaj të merremi vesh sesi serbët do të ndërtojnë hotele në Durrës, të merremi vesh sesi do të eksportojmë edhe ca gjëra në Shqipëri. Dhe si do të vinë ata edhe më shpesh në Serbi dhe turistët tanë të shkojnë edhe më tepër në Shqipëri etj. Kjo është e rëndësishme për ne.

Zoti Vuçiq sa mendoni që ka arritur elita politike në Ballkan sot të ballafaqohet në mënyrë konstruktive me të kaluarën dhe në kontekst të saj a e ndani dhe ju mendimin roli i të rinjve është kyç në proçesin e pajtimit dhe arritjes së paqes në rajon?

Vuçiq: Nëse të gjithë fillojmë të flasim për atë që çfarë i marrim për të keq njëtri-tjetrit jo që nga viti 1945 apo 1914, por edhe para Luftrave Ballkanike, Lidhjes së Prizrenit, qysh nga periudha e Perandorisë Osmane, kurrë , asnjëherë, askund nuk do të arrinim. Ne për këtë as nuk bisedojmë. Ne kur bisedojmë dhe bisedojmë shpesh, ne bisedojmë për të ardhmen dhe i bazojmë bisedat tona në diçka që do të perifrazoja me diçka çfarë pati thënë kryetari i Nju Jorkut: Ne besojmë në Zot, por për gjithçka tjetër më jepni të dhëna. Kështu që ne bisedojmë në mënyrë preçise sesi ti konsolidojmë dhe avancojmë më mirë ekonomitë tona. Mendoj se ky është pajtimi më i mirë i mundshëm. Flasim dhe për ngjarjet nga e kaluara, për rolin e të gjithë ne, gjithçka tjetër që është gjithashtu shëruese. Mendoj se çfarëdo zgjidhje tjetër, çfarëdo politikë tjetër janë zgjidhje e keqe, prandaj kjo ëhstë zgjidhja më e mirë.