Maloku: Duhen masa të reja

  • 23 September 2018 - 16:07
Maloku: Duhen masa të reja

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, për gazetën " Kosova Sot", tha " e kemi këtë gjendje që nga pas lufta dhe kjo po ndodh si pasojë e mungesës së një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë dhe Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike. "Ne nuk do ta kishim këtë gjendje, sikur të kishim më shumë subvencione që po jepen për bujqësi, që në shumë raste nuk shkojnë tek bujqit, por ato subvencione po përfundojnë te mashtruesit, që janë të lidhur me partitë në pushtet", u shpreh ai. "Për të ndërruar gjendjen nevojitet urgjentisht që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të ndërmarrë masa shtesë për përmirësimin e kushteve të prodhimit në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndikohet të rritet prodhimi dhe do të përmirësohet cilësia në masë dhe nuk bëhemi të varur nga importet", potencoi Maloku

 

(Kosova Sot)