Policia zbardh të shtënat që terrorizuan qytetarët në Elbasan, shkak një sherr banal

  • 23 September 2018 - 21:24
Policia zbardh të shtënat që terrorizuan qytetarët në Elbasan, shkak një sherr banal

Policia ka zbardhur tentativën e vrasjes së ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, ku një person ka qëlluar me armë një tjetër shtetas pas një konflikti.

Policia në njoftimin zyrtar shprehet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit mes dy personave. Shtetasi me inicialet A.S, 34 vjeçar, i ka dalë me armë një tjetër personi i cili po lëvizte me makinë. Ka shtirë me armë dy herë në ajër dhe më pas është larguar.

NJOFTIMI:

Elbasan - Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te 'Shinat e trenit'.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.


(Kosova Sot)