Reagim i fortë i Bashës: Si parlamenti po bën legjitim pastrimin e parave të pista

  • 24 September 2018 - 12:10
Reagim i fortë i Bashës: Si parlamenti po bën legjitim pastrimin e parave të pista

Opozita e braktisi sërish sot seancën plenare.

Në Tiranë u mbajt një mbledhje me temë “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.

“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettig-un politik si përgjigjje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë.

Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”, tha Basha.

Sipas tij Shqipëria është në kolaps nga një krizë e trefishtë ekonomike, politike dhe morale që ka kapluar vendin.

“Opozita është e angazhuar jo thjesht të nxjerrë të vërtetën, por edhe të hedhë në diskutim platformat tona për të dalë nga kjo e keqe”, tha Basha.

(Kosova Sot)