Mësojeni sa ishte shpejtësia e erës që rrëzoi lisa sot në Prishtinë

  • 24 September 2018 - 14:55
Mësojeni sa ishte shpejtësia e erës që rrëzoi lisa sot në Prishtinë

Moti në kryeqytet të hënën është shoqëruar me erëra të forta. Sipas matjeve të Prishtina Weather, shpejtësia e erës ka shkuar deri në 70 kilometra në orë, ose 20 metra në sekondë.

Me afrimin e frontit të ftohtë që po vije nga veriu i kontinentit, mbi vendin tonë po fryen erë e fuqishme kryesisht nga verilindja.

Në Prishtinë vende-vende po fryen erë deri në 70km/h (20m/s), me hove edhe deri në 83km/h (23m/s).

Si pasojë e erërave në qendër të Prishtinë, përballë stacionit policor, është rrëzuar një degë e një lisi.

Temperaturat nga 26C sa ishin paradite, deri në orën 14 kanë zbritur në 13C.

 

(Kosova Sot)