Haziri: Kosova prej disa subjekteve politike shihet si trup që duhet përvetësuar

  • 24 September 2018 - 18:20
Haziri: Kosova prej disa subjekteve politike shihet si trup që duhet përvetësuar

Analisti politik, Arsim Haziri, për gazetën "Kosova Sot" thotë se prononcimi i dikurshëm publik i dy presidentëve rreth ratifikimit të demarkacionit në Parlamentin e Kosovës, në një kohë të shkurtë do të përcillej me formimin e dy komisioneve për t'i shuar zërat kritikë që po i dominonin zhvillimet politike. "Ato më shumë kanë qenë sa për ta avancuar edhe më tej pozicionin e koalicionit në fuqi, prandaj edhe janë formuluar në atë formë e përmbajtje. Kufiri, përkatë- sisht shënimi i tij në mënyrë të rregullt, prej subjekteve politike më shumë ka qenë kauzë politike sesa obligim i rregullt kombëtar", është shprehur analisti Haziri për "Kosova Sot". Sipas Hazirit, Kosova prej disa subjekteve politike shihet si trup që duhet përvetësuar, sidomos resurset e saja, dhe nuk çajnë kokën për dëmet që ua shkaktojnë qytetarëve.

 

(Kosova Sot)