I shkatërrojnë varrin e të atit, reagon keq këngëtarja shqiptare

  • 26 September 2018 - 08:33
I shkatërrojnë varrin e të atit, reagon keq këngëtarja shqiptare

Rreth 80 varre janë shkatërruar në fshatin Llapashticë e poshtme në Kosovë, nga persona ende të paidentifikuar nga policia e Kosovës.

Ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj ajo që ka reaguar dhe ka kërkuar identifikimin e autorëve dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë.

Në një status të bërë në rrjetet sociale, Trixa tregon se mes atyre varreve janë edhe varret e të afërmve të saj si dhe e të atit.

E reja shkruan:

Po shkruaj e tronditur…
Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë.
Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të babit tim dhe familjarëve të mi.
Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe te vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret me shumë është dëmi emocional".


(Kosova Sot)