Thaçi takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, nuk e zë në gojë idenë për lëvizje të kufijve

  • 26 September 2018 - 11:33
Thaçi takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, nuk e zë në gojë idenë për lëvizje të kufijve

Gjatë qëndrimit në New York në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Republikës ë Kosovës së bashku me delegacionin e përbërë nga kryeministri Haradinaj dhe Behgjet Pacolli janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në këtë takim  Thaçi thotë se kanë diskutuar rreth përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë ideja për lëvizjen e kufijve nuk është përmendur fare.

“ Gjatë takimit me presidentin Donald Tusk. E falënderova atë për mbështetjen për Kosovën dhe perspektiven Evropian. Ne diskutuam për nevojën e përfundimit dhe arritjes së progresit në Agjendën Evropiane, dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Koha është tani”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Çështjen e lëvizjes së kufijve Thaçi në New York nuk ka ia ka përmendur dot as ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchel.

Ata kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë nuk kanë diskutuar fare për idenë personale të Thaçit për lëvizjen e kufijve.

 

 

(Kosova Sot)