Kështu pritet në Gjermani Gani Geci, takohet me vëllain e deputetit të vrarë të LDK-së

  • 26 September 2018 - 11:48
Kështu pritet në Gjermani Gani Geci, takohet me vëllain e deputetit të vrarë të LDK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, bën të ditur se ndodhet në Gjermani, në një takim me bashkatdhetarët.

Geci në këtë takim njofton se ishte i pranishëm edhe vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së, Smaj Hjadaraj, Fazli Hadaraj, që siç thotë ai, i vrarë nga bandat kriminale në vitin 2002.

“Faleminderit për pritjen që ma bën bashkatdhetarët në Karlsruhe teë Gjermanisë, gjithashtu falënderojë Sabi Kaçanolli me vllaznillakun dhe të gjithë shokët e ti për këtë mirëpritje. Në këtë takim ishte prezent edhe Fazli Hajdaraj vëllau i deputetit të LDK-së Smajl Hajdarajt i vrarë nga bandat kriminale në vitin 2002.Në këtë mbrëmje biseduam edhe për rrjedhat politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ish-deputeti I LDK-së.

Kujtojmë se Geci është njëri prej personave më të përfolur kohëve të fundit, pasi i njëjti deklaroi se do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Ndonëse u raportua se dje se ishte kërcënuar me likuidim, ky lajm është hedhur poshtë nga vet Geci.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
 
 
(Kosova Sot)