ZEQA: PRISHTINASIT SOT PËRJETOJNË NJË LLOJ KANDAHARI NË QYTETIN E TYRE!

  • 26 September 2018 - 12:24
ZEQA: PRISHTINASIT SOT PËRJETOJNË NJË LLOJ KANDAHARI NË QYTETIN E TYRE!
 Në gjendje të tillë të dështuar tërësisht e sheh kryetarin Ahmeti, edhe analisti Florim Zeqa."Përveç qeverisjes në nivelin qendror, imazhin e shtetit e ka rënduar edhe qeverisja në kryeqytet. Pra, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është bërë një shembull tipik i mosfunksionimit të shtetit, si pasojë e parregullsive urbanistike dhe abuzimit ligjor, i punësimeve në administratë në baza partiake, i dembelisë së kryetarit të Komunës dhe kaosit të përgjithshëm socioekonomik. Edhe pse ky është mandati i dytë i kryetarit Shpend Ahmeti në qeverisjen e kryeqytetit, është dëshmuar si ekzekutiv totalisht i paaftë dhe i papërgjegjshëm në adresimin e problemeve të qytetarëve. Pasi asgjë nuk funksionon si duhet në kryeqytet. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur kryetari i Prishtinës, përveç postimeve në 'Facebook', koncerteve dhe argëtimit të natës, qoftë nëpër lokale të natës, apo në jahte të mafio-oligarkëve, si dhe pazareve me mafio-oligarkë për toka komunale, nuk bën as edhe një veprim për të përmirësuar jetën e qytetarëve në kryeqytet", u shpreh ai."Banorët e kryeqytetit ndihen të injoruar nga neglizhenca e kryetarit Shpend Ahmeti, i cili asnjëherë përgjatë dy mandateve nuk u përkujdes për vënien e rregullit urbanistik. Në vend se të ndjehen kryeqytetas, banorët sot përjetojnë një lloj Kandahari në qytetin e tyre, dhe atë në prezencën e madhe të ndërkombëtarëve, të cilët përçojnë imazhin e keq për Kosovën në vendet e tyre", theksoi Zeqa. "Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se Shpend Ahmeti ishte zgjidhja më e gabuar që mund t'i ndodhte një kryeqendre si Prishtina. Qytetarët kanë filluar të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes në kryeqytet, duke i bërë të qartë kryetarit për ndëshkimin që do t'i bëjnë me votë në zgjedhjet e ardhshme. Kryetar assesi, por as pragun zgjedhor nuk do ta kalojë Shpend Ahmeti me PSD-në e margjinalizuar, për çka pritet ta përjetojë edhe një herë ferrin e FER-it, pasi më nuk e ka VV-në dhe as partitë e tjera që mbështetin verbërisht 'zogun shtegtarë'", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot".