SHBA: “Shqetësim i thellë” me dënimin e gazetares Ismayilova

  • 02 September 2015 - 08:03
SHBA: “Shqetësim i thellë” me dënimin e gazetares Ismayilova

Shtetet e Bashkuara janë shprehur “thellë të shqetësuara” për dënimin ndaj gazetares në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, duke e vlerësuar këtë rast “si një tjetër shembull të kufizimeve të gjëra në rritje në të drejtat e njeriut në Azerbajxhan, përfshirë kufizimet në lirinë e shtypit”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, “ka kërkuar nga qeveria e Azerbajxhanit që ta liroj zonjushën Ismayilova dhe të tjerët, të burgosur për shkak të ushtrimit të lirive të tyre fundamentale”, transmeton Rel.

Mëtutje, zoti Toner është shprehur:

“Ne theksojmë se gjykata ka refuzuar t’i rishqyrtoj provatdhe dëshminë nga ish-punëdhënësi,  që kishte të bënte direkt me rastin e saj dhe akuzat, veçanërisht për akuzat për krime financiare”, tha Mark Toner, mbrëmë vonë në Uashinton.