Jahjaga ftohet në SHBA nga Clinton-ët

  • 02 September 2015 - 08:58
Jahjaga ftohet në SHBA nga Clinton-ët

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të jenë pjesë e aktivitetit “Impakti i së ardhmes” i cili mbahet në Nju Jork gjatë këtij muaji në organizim të “Fondacionit Clinton”

Ky aktivitet tubon rreth 1000 emra më të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.

Poashtu, “Fondacioni Clinton” iu ka dërguar ftesë edhe disa prej liderëve të tjerë botërorë, si edhe përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Të gjithë pjesëmarrësit do të nxjerrin në pah pikat ku duhet punuar më shumë, në mënyrë që të sjellin progres në botën ku ne sot jetojmë, transmeton Tch.

Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi.