Tahiri thotë se opozita nuk ka argumente kundër Asociacionit

  • 02 September 2015 - 20:13
Tahiri thotë se opozita nuk ka argumente kundër Asociacionit

Ministrja për Dialog Edita Tahitri thotë se me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, janë shuar mundësitë siç tha ajo për një 'bosnjëzim' apo 'federalizim' të Kosovës. Sipas saj, opozita po e kundërshton Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe por se për këtë nuk e ka asnjë argument.

Edita Tahiri në një bisedë për RTK'në tha se dialogu i arritur në Bruksel ka mundësuar heqjen e ndarjes së Kosovës nga disa qarqe.

"Mund të ju them sigurt se jo vetëm që nuk bosnjëzohet ose copëtohet, përkundrazi dialogu i Brukselit ka mundësu që të hiqet nga agjenda e disa qarqeve ndarja e Kosovës sepse për herë të parë ne po integrojmë këtë pjesë të vendit, dikur ka qenë rrezik, sot më nuk është", tha Tahiri.

Tha se skenarët e opozitës për kundërshtimin e Asociacionit vijnë si pasojë e mos pasjes së argumenteve për kundërshtim.

'Unë besoj se opozita as që pati mundësi me dalë me një argument, nuk pati mundësinë me dalë me thanë në këtë pikë ka lidhje me ndonjë element ekzekutiv", tha Tahiri, e cila ritheksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.