Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë - Lajme - Kosova Sot
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në një banesë, në Prishtinë, në pasditen e së enjtes.

Dyshohet se viktima është e gjinisë femërore, ka treguar Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë rreth orës 18, se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në kryeqytetin e Kosovës, në një banesë dyshohej se ndodhej një trup i pajetë.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e emergjencës, ka bërë të ditur Policia.

“Të gjitha veprimet hetimore janë në proces nga njësitet kompetente, për të sqaruar rrethanat e rastit, dhe për detaje tjera lidhur me rastin do te njoftoheni me kohë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

 

(Kosova Sot)

14 orë e 53 minuta më parë
16/10/18