Nitaj thumbon LDK dhe VV’në, i krahason me Listën Srpska

  • 15 October 2018 - 12:55
Nitaj thumbon LDK dhe VV’në, i krahason me Listën Srpska

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të votohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë të kuorumit. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Nitaj ka shkruar në Facebook se është për keqardhje që nuk ka kaluar ky projektligj, duke i fajësuar kështu LDK’në e Vetëvendosjen, e duke i krahasuar këto dy parti me Listën Srpska.

“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së!  Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj.

 

(Kosova Sot)