Pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm

  • 15 October 2018 - 13:55
Pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm

Posti i ministrit të Brendshëm i Qeverisë Haradinaj sërish do të mbetet i zbrazët. Ministri i ri, Bejtush Gashi, i cili ka marrë detyrën vetëm pak muaj më parë, do të shkarkohet së shpejti.

Burime të Gazetës Express nga Qeveria bëjnë të ditur se Gashi do të lirohet nga detyra e tij si ministri i Punëve të Brendshme.

Ministria e Brendshme udhëheqet nga AKR, ndërsa ky dikaster ka ndërruar dy ministra. Fillimiisht Kryeministri Ramush Haradinaj e kishte shkarkuar Flamur Sefajn.

(Kosova Sot)