Pas dështimit të së djathtës, e majta ngarkohet për formimin e qeverisë së re suedeze

  • 15 October 2018 - 20:58
Pas dështimit të së djathtës, e majta ngarkohet për formimin e qeverisë së re suedeze

Kryeministri suedez në ikje, social-demokrati Stefan Löfven njoftoi sot se do të përpiqej për formimin e qeverisë, më shumë se një muaj pas legjislativeve të 9 shtatorit që krijuan një pejsazh politik të ndarë.

Stefan Löfven iu dorëzua mandati për të gjetur partnerë të koalicionit nga kryetari i Parlamentit pas dështimit të liderit të konservatorëve, Ulf Kristersson.

Ky i fundit bëri të ditur të dielën se nuk ia doli mbanë për të formuar një qeveri të qendrës së djathtë, duke i kërkuar kryetarit të Parlamentit për ti propozuar këtë mandat një kandidati tjetër.

”Ky mandat do të kërkojë përulësi dhe vullnet për kompromis”, u shpreh Stefan Löfven. Puna do të jetë e gjatë për të kaluar ”pengesa të shumta”, shtoi ajo.

 

(Kosova Sot)