Kuvendi i Maqedonisë vazhdon debatin për propozimin për ndryshimet kushtetuese për emrin

  • 16 October 2018 - 12:33
Kuvendi i Maqedonisë vazhdon debatin për propozimin për ndryshimet kushtetuese për emrin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e vazhdon debatin e nisur dje për Propozimin për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese.

Në vazhdimin e sotëm deputetja Snezhana Kalesa-Vançeva nga LSDM u prononcua se do të votojë "pro" pasi, sipas saj, me sjelljen e një vendimi të tillë hapet rruga drejt NATO-s dhe BE-së, rruga drejt stabilitetit dhe prosperitetit, rruga për të cilën synojnë gjeneratat e ardhshme.

Gjatë ditës së djeshme pushteti dhe opozita mbetën me qëndrimet e tyre të kundërta.

Shumica parlamentare bëri thirrje për përgjegjësi dhe bashkësi dhe theksoi se marrëveshje më të mirë se kjo nuk mund të ketë dhe nëse ajo përjashtohet, atëherë shtetit i kanoset izolimi. Opozita, nga ana tjetër theksoi se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme, kundërkushtetuese dhe e vdekur politikisht.

Në fillim të seancës, dje, kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për pajtim për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar dhe u bëri thirrje deputetëve të votojnë për ndryshimet kushtetuese.




(Kosova Sot)