Heqja e vizave, Deliu: Opozita po bën këtë pengesë!

  • 16 October 2018 - 14:06
Heqja e vizave, Deliu: Opozita po bën këtë pengesë!

Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 përqind të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, por jo edhe niveli nacional, ku deri më tash është përmbushur vetëm 12 përqind.

Kështu u tha në prezantimin e raporti “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar instituti GAP, ku fajtor për nivel qendror u tha se është opozita që nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve, ndërsa për nivel lokal i cili është i çakorduar, u tha se janë kapacitetet e pamjaftueshëm njerëzore dhe buxhetore.

Kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, Blerta Deliu tha se MSA është kontrata më serioze në mes BE-së dhe Kosovës.

“Ne jemi në një fazë tejet të rëndësishme dhe sfiduese, e dini që kohëve të fundit Kuvendi është duke u përballë me një situatë jo shumë të mirë për shkak të pamundësisë që të miratohen ligjet për shkak të bllokadës nga ana e opozitës, e cila në një farë forme po jep sinjale jo të mira, jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në zbatimin e MSA-së sepse më të drejt u përmenden një mori ligjesh të cilat ne duhet t’i përfundojnë si Kuvend për të përmbyllur këttë proces dhe për të shënuar rezultate konkrete“, ka thënë ajo.

 

(Kosova Sot)