Vriten pesë persona në lindje të Ukrainës, dy prej tyre ishin ushtarë

  • 17 October 2018 - 13:42
Vriten pesë persona në lindje të Ukrainës, dy prej tyre ishin ushtarë

Ukraina ka njoftuar se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe një tjetër është plagosur si rezultat i përleshjeve me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë më 17 tetor se luftëtarët separatistë kanë shkelur armëpushimin 19 herë gjatë 24 orëve të fundit, duke nisur sulme me mortaja.

Në këto luftime është thënë se forcat e Qeverisë Ukrainase kanë vrarë tre luftëtarë separatistë dhe kanë plagosur dy të tjerë.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë thënë në anën tjetër se edhe forcat e Qeverisë Ukrainase kanë shkelur armëpushimin 27 herë, duke përdorur një mori armësh.

Që nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftimet në mes të forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kontrollojnë disa pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk me mbështetje të fortë të Moskës.

Dy marrëveshjet e Minskut, të arritura në shtator të vitit 2014 dhe tjetra në shkurt të vitit 2015 kanë dështuar të zbatohen ashtu që t’i japin fund këtij konflikti.


 

(Kosova Sot)