BALAJ:SINDIKATA KËRKON LARGIMIN E OPERATORIT VIRTUAL

  • 17 October 2018 - 17:02
BALAJ:SINDIKATA KËRKON LARGIMIN E OPERATORIT VIRTUAL

Ndërsa kryetari Sindikatave të PTK-së, Lamih Balaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", përmes celularit, thotë se tashmë dihen botërisht se cilat janë qëndrimet e sindikatës sonë rreth kësaj afere SIM2SIM. "Pra, do të kërkojmë largimin e menjëhershëm të 'Z-Mobile' nga PTK-ja, sepse është një kompani që na ka shkaktuar dëme të mëdha dhe e ka vrarë PTK-në. Ne nuk kemi nevojë për një kompani të tillë si 'Z-Mobile'. Qëndrimi ynë varet se cili do të jetë vendimi gjykatës dhe nëse gjykata e konstaton se neve si PTK na janë shkaktuar dëme, gjë që dihet botërisht, ne si sindikatë do të kërkojmë edhe kompensimin e dëmeve nga kompania "Z-Mobile", tha Lamih Balaj për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)