Debati në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese vazhdon të premten

  • 17 October 2018 - 18:58
Debati në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese vazhdon të premten

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar vazhdimin e seancës për debatin mbi ndryshime kushtetuese për ditën e premte, ndërsa për nesër, e enjte, është caktuar tjetër seancë.

Deputetët e shumicës parlamentare thonë se ka shumë ligje të rëndësishme që duhet të votohen, siç është Ligji për falimentim, të cilat duhet të rishikohen në seancën e nesërme.

Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të vazhdoj debatin mbi ndryshimet kushtetuese edhe ditën e shtunë, raporton televizioni i Shkupit Alsat-M.

(Kosova Sot)