Gaza së shpejti do të jetë e 'pabanueshme'

  • 03 September 2015 - 20:33
Gaza së shpejti do të jetë e 'pabanueshme'

Gaza do të jetë e pabanueshme nga viti 2020 nëse trendet aktuale ekonomike vazhdojnë, kanë tërhequr vërejtjen Kombet e Bashkuara.

Bllokada komplete dhe luftërat në gjashtë vjetët e fundit kanë rezultuar me moszhvillim ekonomik në enklavën palestineze.

Fabrikat dhe çdo qendër tregtare në vend janë shkatërruar.

Ndërkohë edhe sektori i agrikulturës thuhet të jetë në humbje prej 550 milionë dollarësh.