Skriniar: Rreziku nuk është vetëm Higuaini

  • 19 October 2018 - 18:42
Skriniar: Rreziku nuk është vetëm Higuaini

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka thënë se Gonzalo Higuain është një supersulmues, mirëpo nuk do të jetë fokusi vetëm te ai.

Derbi della Maddonina i parë i këtij stinorit të zhvillohet të dielën mbrëma, me Pipitan, i cili ka shënuar pesë herë radhazi në pesë ndeshjet e fundit.

“Është e rëndësishme që ai mos të shënojë”, ka thënë Skriniar për ESPN.

“Mirëpo nuk është vetëm ai, po ashtu janë edhe sulmuesit e tjerë. Ai është një sulmues i madh, ndoshta njëri ndër më të mirët në Itali, mirëpo nëse ai nuk shënon, dhe të shënojë dikush tjetër, ai mbetet përsëri i njëjtë”.

“Ne do të tentojmë që të mos pranojmë gol, por të shënojmë një ose dy gola dhe ta fitojmë këtë ndeshje”.

“Ne jemi të bindur që jemi më të mirë sesa në stinorin e kaluar, mirëpo do ta shohim këtë në fushë”. 

 

(Kosova Sot)