Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicërr

  • 03 September 2015 - 23:11
Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicërr

Marrë së bashku, numri i shqiptarëve në Zvicër është dukshëm më i madh se sa tregojnë statistikat për numrin e shtetasve kosovarë.

Në raportin e publikuar ditë më parë nga Zyra Federale për Statistikë janë dhënë shifrat përfundimtare dhe të plota të të huajve që jetojnë në Zvicër. Në të vërtetë shifrat i referohen fundit të vitit 2014 por si e tillë, kjo statistikë është më e reja dhe më kompletja.

Sipas saj, në Zvicër jetojnë afër 2 milionë njerëz me pasaporta të huaja, ose 24.3% e popullatës së gjithëmbarshme. Të dhënat në këtë raport theksojnë se rreth dy të tretat e të gjithë të huajve janë nga shtetet e BE-së dhe Evropa Perëndimore. Numri më i madh i tyre vijnë nga Italia, e në radhë pas italianëve janë gjermanët, portugezët dhe francezët.

Ndërkaq ne mesin e të huajve nga “vendet e treta”, vendin e parë e zënë shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur shumë afër shifrës së 100 mijë, gjegjësisht në fund të vitit 2014 ata ishin saktësisht 99799. Pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë (78092) dhe ata të Maqedonisë (636516). Sigurisht, në shifrat e shtetasve të Serbisë “fshihet” një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova dhe nga Lugina e Preshevës. Ndërsa në numrin e shtetasve të Maqedonisë pjesa dërmuese janë shqiptarë etnikë. Kështu, marrë së bashku, numri i shqiptarëve në Zvicër është dukshëm më i madh se sa tregojnë statistikat. Kur kësaj i shtohet edhe numri i madh i shqiptarëve që kanë marrë pasaportat zvicerane, vetëm mund të supozohet se sa shqiptarë etnikë jetojnë në gjithë Zvicrën.

Sipas një statistike tjetër, asaj të azilit, në fund të qershorit ë këtij viti në Zvicër prinin azilkërkuesit nga Eritrea. Pas tyre vijnë ata nga Somalia, Sri Lanka, Siria Afganistani, Nigeria, Gambia, Etiopia, Kina dhe, në vendin e dhjetë, azilkërkuesit nga Kosova, transmeton albinfo.ch.