Të paktën 17 të vdekur nga përplasja e trenit në Tajvan

  • 21 October 2018 - 15:04
Të paktën 17 të vdekur nga përplasja e trenit në Tajvan

Një përmbysje e trenit në verilindje të Tajvanit, ka rezultuar në vdekjen e 17 personave dhe lëndimin e 101 të tjerëve, kanë bërë të ditur autoritetet qeveritare.

Aksidenti ka ndodhur në regjionin Yilan të Tajvanit, kur një tren ka devijuar nga hekurudha dhe është përplasur në zonën bregdetare e cila është e njohur për turistët, shkruan Reuters.

 

(Kosova Sot)