Tërmet i fuqishëm në Kanada

  • 22 October 2018 - 10:33
Tërmet i fuqishëm në Kanada

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur afër Vancouverit në Kanada. Tërmeti ka ndodhur të dielën mbrëma me shkallë magnitude 6.6.

Ekipi i cunamit ka shkruar një "tweet", ku ka thënë se nuk pritet ndonjë cunami si pasojë e tërmetit.

Nuk pati raportime të menjëhershme të viktimave apo ndonjë dëmtimi nga tërmeti, i cili goditi një thellësi prej 33 km, rreth 190 km në jugperëndim të Port Hardy, një qytet në skajin verilindor të ishullit të Vancouverit. 

 

(Kosova Sot)