Basha: Peshq të mëdhenj në pranga?! I kapën të ngordhur

  • 22 October 2018 - 14:20
Basha: Peshq të mëdhenj në pranga?! I kapën të ngordhur

Për liderin e partisë Demokratike Lulzim Basha, arrestimet mbrëmjen e së dielës të dy ish-deputetëve socialistë, janë përpjekje propagandistike për të mbuluar sipas tij - një dosje që është akoma edhe më e madhe.

Peshku i madh për kryedemokratin, është Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit.

"Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë përpjekje për të shpëtuar Dakon, për të shkatërruar hetimet që duhet të çojnë një orë e më parë në arrestimin e Dakos. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela", - tha Basha duke ju referuar drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda e cila këtë të hënë doli në një konferencë të përbashkët për media, me drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe ku foli pikërisht për arrestimin e Arben Çukos, ish-drejtor i Burgjeve, dhe ish-deputetit të majtë, Arben Ndoka.

Basha foli për një skenar të mirëfilltë, kur tha se këto arrestime janë bërë që ish-zyrtarët të lirohen më tej dhe akuzat tu lehtësohen.

Sipas kryedemorkatit, në burg duhet të jenë edhe Taulant Balla, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij Agroni, si dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

"Kjo është përpjekje  propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me ndonjë peshk të ngordhur", përfundoi Basha.

 

(Kosova Sot)