I mjafton lavdia e kaluar për të mos u harruar

  • 04 September 2015 - 18:06
I mjafton lavdia e kaluar për të mos u harruar

E vetmja shtëpi që ka mbetur akoma, është ajo e Can Kosumit

 Nexhip Seferi, "roja" më besnike e vendlindjes së Idriz Seferit, bashkëjetoi për shumë vite vetëm për vetëm me themelet e shtëpive të boshatisura, me lisat, arat, djerrinat, krojet dhe varret e të parëve, me historinë dhe krenarinë e kryetrimit të Karadakut, derisa nuk e lëshuan këmbët dhe ra në qytet, prej nga, një ditë, iku nga kjo botë edhe ai

Fshati Sefer ka një histori të bujshme dhe të dëgjuar edhe përtej Kosovës, që atij i vjen nga kryetrimi i Karadakut, Idriz Seferi, i cili luftoi dhe vdiq me mallin e Shqipërisë etnike. Plaku Nexhip Seferi, ishte njëri nga "rojat" më besnike të këtij fshati kufitar, derisa u nda nga jeta. Ai nuk u shkoq nga vatani pa e lëshuar këmbët. Jetoi edhe krejtësisht i vetëm në disa periudha, vetëm me lisat, krojet, arat, djerrinat, varret dhe me krenarinë e kryetrimit të Karadakut, Idriz Seferit, i cili po ashtu, këtu e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij. Nuk janë ndarë krejtësisht prej vendlindjes së tyre as banorët tjerë të Seferëve, që tashmë jetojnë gjithandej Kosovës, Luginës së Preshevës, Maqedonisë dhe vendeve të tjera, larg e më larg. Verës këtu kthehen ata që kanë lindur në këto tokë dhe ata që kanë lindur gjithandej, por që këtu i kanë rrënjët e të parëve. Rikthehen atje për t`u takuar me njëri-tjetrin, për t`u çmallur dhe për t`i rikujtuar rrëfimet për trimëritë e Idriz Seferit. Kthehen për të pirë ujin e krojeve me të cilën u rritën. Nexhip Seferi, plaku i fundit i këtij fshati krenar, tregonte se popullata e kësaj ane, ishte mashtruar nga regjimi serb, duke u thënë se më afër e kishin Preshevën sesa Gjilanin dhe i kishin marrë andej.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)