Tenton të shpëtojë gruan nga kidnapuesi por e gjen vdekjen (Video)

  • 05 September 2015 - 14:00
Tenton të shpëtojë gruan nga kidnapuesi por e gjen vdekjen (Video)

Një person është gjuajtur për vdekje, pasi ky tentoi të shpëtojë gruan e cila po mbahej me dhunë nga kidnapuesi, në katedralen Sao Paulo, të premten mbrëma.

Video që përmban pamje nga skena nga një dëshmitar rasti, shfaq 61 vjeçarin Franciso Erasmo de Lima i cili konfrontohej me kriminelin. Gruaja e tmerruar arriti që të ikë nga ajo gjendje në shpëtim të jetës së saj, përderisa tragjikisht shpëtuesi i saj i cili qëllohet me armë, ndërroi jetë disa sekonda më pas, shkruan TheMirror.

Policia ka reaguar duke e goditur të armatosurin për vdekje në një breshëri të plumbave teksa dhjetëra kalimtarë shikonin.

Mediat vendase njoftuan se vrasësi kishte shpenzuar rreth 20 minuta duke u lutur brenda tempullit me viktimën e tij të paemëruar para kidnapimit të saj nga shkallët e kishës. Sigurimi nga kisha tashmë e kishte telefonuar policinë sepse ata dyshonin se ai kishte një armë.Da Silva, 49, është raportuar të ketë përfunduar një dënim prej 22 vjet burg për krime, duke përfshirë grabitje, vjedhje, droga dhe trafikim me sulm.