Makina miliona dollarëshe e Donald Trump ndot oborrin e Elysee

  • 12 November 2018 - 19:06
Makina miliona dollarëshe e Donald Trump ndot oborrin e Elysee

Një fotografi e pazakontë e takimit të Presidentit Trump me homologun francez, Emmanuel Macron është bërë virale.

Të dy liderët u takuan me bashkëshortet e tyre të shtunën në mëngjes në Elysee, por gjithçka u përqendrua tek makina e Presidentit Trump.

Makina luksoze “Cadillac One” po priste për miliarderin dhe Zonjën e Parë të Amerikës kur mbushi vendin me tym.

Imazhet kanë pushtuar mediat e huaja, ku të gjithë shkruajnë se edhe mjeti i Presidentit ndot ambientin.

 

(Kosova Sot)